Kulturë që shpërfaq vlerë e traditë

E publikuar: 07/02/2021 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faton Bislimi

Tradita dhe vlerat tona kombëtare janë esenciale në ndërtimin e qenjes tone. Zhvillimi i duhur i kulturës është sistemimi që duhet bërë vlerave tona dhe traditave tona kombëtare. Të promovosh kulturën e një vendi është të shpërfaqësh vlerat dhe traditat e popullit të atij vendi kudo që të jetë e mundur.

Shpeshëherë flitet se interesimi i kosovarëve për lexim, për të shkuar të teatër, apo për të ndjekur një concert të muzikës klasike, është shumë i ulët. Por, ne duhet patur parasysh edhe anën tjetër të medaljes – sa ka bërë qeveria e vendit, sa është investuar në përkrahje të zhvillimit të kultures, në përkrahje të botimeve e promovimeve të autorëve të rinjë e atyre tanimë të dëshmuar, të realizimit të shfaqejeve në teatro apo koncerteve të muzikës burimore?

Ende sot e kësaj dite, ne ballafaqohemi me problemin e madh të Teatrove Profesionale të Qyteteve të Kosovës, sepse as komunat përkatëse e as qeveria nuk marrin përsipër përkrahjen ndaj tyre. Një vend pa kulturë është sikur një lis pa gjethe!

Kosovës i duhet që sa më pare të themelojë një agjensi të vecantë për mbështetje të zhvillimit të gjithëmbarshëm të kulturës në vend, një Këshill Nacional për Kulturë e Art, ndoshta, ngjashëm me atë që e ka Anglia, psh. Ne kemi një Ministri të Kulturës, Rinise dhe Sportit, e cila realisht është e ngarkuar me politikbërjen publike në këtë kuadër.

Neve nuk na duhen “Koordinator Nacional” për Kulture e cka jo tjetër, vetëm sa për të krijuar një post e një punë për një element partiak, por një Këshill Nacional për Kulturë e Art qe do të ndihmontë fuqishëm në zhvillimin më të hovshëm të kulturë sonë. Ne kemi shumë cka që t’i ofrojmë botës, sikur qe i kemi ofruar, Rita Ora, Dua lipa, Era Istrefi, e me here se keto mos ti harrojme: Bekim Fehmiun, Faruk Begollin, Enver Petrovcin e shume te tjere. por edhe vet qytetarëve tanë.

Unë besoj në një Kosovë që prodhon kulturë që vlerësohet ndërkombëtarisht.

#LDK132 #FatonBislimi43 #Lojalitet #Durim #Kurajo