Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, policia arreston një person në Kaçanik

E publikuar: 21/06/2021 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti dyshohet sa ka kultivuar bimë kanabisi.

I dyshuari kishte mbjellë katër bimë të llojit kanabis sativa.

Ai këto bimë kanabisi i kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë së tij. Kjo është bërë e ditur në raportin ditor të policisë së Kosovës.Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Doganaj në Kaçanik.