Kukull apo njeri? (Foto)

E publikuar: 24/01/2016 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një artist rus është bërë shumë i famshëm pasi ka postuar në internet një video që tregon se si ai bën kukulla që duken si njerëz të vërtetë.

Me sy prej xhami, parrukë franceze dhe me 13 kyçe secila, kukullat e Michael Zajkovit janë të mrekullueshme.

Artisti rus, i cili ka mbaruar studimet për skulpturë në Universitetin e Kubanit, e ka mësuar zanatin e tij duke punuar në një teatër kukullash.

Michael poston fotot e punëve të tij në Instagram, aty ku ka më shumë se 103 000 ndjekës nga e gjithë bota.

/ Top Channel