Kujtonte se barkun e kishte të madh nga pijet, por ajo që zbuloi ishte shokuese

E publikuar: 15/05/2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Dhjetor, 63-vjeçari nga Hoboken, Neë Jersey bindi mjekun e tij që t’i bënte një skaner, që zbuloi një tumor prej më shumë se 13 kilogramësh, që kishte zënë pjesën më të madhe të barkut.

Sipas asaj që shkruan, “DailyMail”, nëse nuk do t’i kishte besuar instiktit të tij, masa do ta kishte vrarë brenda pak muajve.

Tumori u identifikua si kancer i quajtur liposarkoma dhe me gjasa kishte 10-15 vjet që rritej, por fatmirësisht nuk ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të Daly.
Liposarkoma zhvillohet zakonisht në qeliza të yndyrës, në bark, krahë apo këmbë dhe shpesh i ngjan indeve dhjamore, nëse e sheh me mikroskop.

Është e pazakontë për çdolloj tumori që të rritet në masën e Daly, sepse normalisht ato detektohen më herët, për shkak se krijojnë probleme të tjera në trup.
Ndonëse nuk kishte qenë fanatik i birrës, për vite me radhë 63-vjeçari dhe të tjerët kishin besuar se barku iu ishte krijuar nga kjo pije alkoolike.

Por pasi humbi peshë në mënyrë dramatike, nga një operacion në zemër në 2015-ën, ai nuk ia doli të humbe asnjë kilogramë tek barku.
Kjo bëri që Daly dhe bashkëshortja e tij Rachelle të ngrinin pyetjen se çfarë mund të ishte.
Mjekëve iu deshën 6 orë për të hequr masën, që i kishte deformuar disa prej organeve 63-vjeçarit.
Ai humbi edhe një prej veshkave, për shkak se tumori ishte mbështjellë rreth saj.