Kujt do t’i shkojnë 2500 votat e Arbër Vllahiut në Prishtinë?

E publikuar: 23/10/2017 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arbër Vllahiu dhe AAK’ja në Prishtinë ende nuk e dinë se për kë do të përcaktohen ta mbështesin me votë të elektoratit të tyre në balotazhin e nëntorit për kryeqytetin.

Kandididati i AAK’së për Prishtinë, Arbër Vllahiu, një ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve të 22 tetorit, thotë se partia e Ramush Haradinajt është duke analizuar nëse do të mbështesin kandidatet që mbeten ende në garë për kryetar të Prishtinës.

“Është çështje për të cilën vendos partia”, tha Vllahiu për Gazetën Express.

Derisa, ai nuk ka treguar se për cilin nga kandidatët, Shpend Ahmeti i VV’së apo Arban Abrashi i LDK’së, ka preferencë.

“Ne po i analizojmë dhe vlerësojmë ende të gjitha aspektet e zgjedhjeve te 22 tetorit”, ka thënë kandidati i AAK’së për kryeqytet që doli me mbi vetëm 2500 vota në zgjedhjet lokale të së dielës.

Balotazhi për Prishtinë, që sikurse në komunat tjera mbahet pas një muaji, do të jetë mes kryetarit aktual që vjen nga VV’ja Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashit të LDK’së.
Ahmeti ka dalë i pari në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve, me më pak se 6000 mijë vota diferencë nga Abrashi.

Derisa kandidati nga AAK’ja ka dalë i pesti në zgjedhje më vetëm 3,27 pë rqind të votave në Prishtinë.

Nga ish-kandidatët që më 22 tetor garuan për Prishtinë, vetëm Lirak Çelaj i PDK’së ka treguar se personalisht do të ishte që partia e tij ta mbështesë Abrashin e LDK’së e jo kryetarin aktual të kryeqytetit. /GazetaExpress/.