Kujdestarja e harron, 90-vjeçarja në karrocë përfundon në lumë (Video)

E publikuar: 10/04/2018 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e moshuar e cila ishte në karrocën e invalidëve ka përfunduar në lumë, kur kujdestarja e harroi në park derisa po ndiqte një program të organizuar.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Kinë, ku shihet nga kamerat e sigurisë momentin kur plaka përfundon në ujë edhe pse para saj kishte dhjetëra kalimtarë rasti që nuk e vërejtën fare, transmeton Telegrafi.

Por, për fat të mirë 90-vjeçarja është shpëtuar nga tre burra gjithashtu të moshuar. Raportohet se ajo nuk ka pësuar kurrfarë lëndimi trupor.

Sipas mediave kineze incidenti është filmuar në parkun Yangpu në Shangai, kurse tre burrat që e kanë shpëtuar nga vdekja janë duartrokitur nga të pranishmit. /Telegrafi/