Kujdes nga foka, mund t’ju kafshojë

E publikuar: 06/11/2016 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dëshira për të realizuar një foto selfie me fokën ngjatë pushimeve në ishullin  e Gran Canaria të Spanjës, për pak sa nuk i ka kushtuar këmbën një turisteje britanike.

20-vjeçarja Leah Edgar, e cila kishte shkuar enkas në parkun ujor ku ndodhej foka, madje kishte mbajtur edhe radhë për të realizuar një foto selfie me fokën, e njohur me emrin Rocky, ashtu si shumë turistë të tjerë.

Ajo kishte paguar 58 euro për biletën e parkut ujor dhe 12 euro shtesë për t’u zhytur në pishinë me Rokin. Pas incidentit ajo mori mbrapsht shumën prej 70 eurove si kompensim për atë që ndodhi.