Kujdes në komunikacion mjegull dhe ngrica të dobëta

E publikuar: 16/01/2020 07:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit parashihet mot me ngrica të dobëta dhe për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, drejtuesit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius deri 6 gradë celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike.

Do të fryjë erë e dobët nga verilindja.