KUJDES! Ja si duhet ta bëni seksin ju që jetoni çift në një shtëpi me prindërit (+18 foto)

E publikuar: 12/04/2015 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po që se doni të bëni seks në dhomën e fëmijërisë, fillimisht lexoni këtë.

Për shumë njerëz, fundjava, por edhe ditët e festave lidhen me shumë udhëtime dhe vizita në familje. Nëse keni vendosur të kaloni festën me partnerin, atëherë kjo do të thotë se do të qëndroni në shtëpinë e prindërve të ndonjërit, transmeton Telegrafi.

Ju do t’i bini pishman, pasi të keni fjetur së bashku në shtratin për binjak apo edhe ndonjë sfungjer të improvizuar, sepse prindërit do t’ju shikojnë turpshëm në mëngjes. Kjo sigurisht është një nga vendimet më të vështira që keni marrë në jetë, e ne nuk jemi këtu për t’ ju ndaluar.

Në vend të kësaj, ne jemi këtu për të ju treguar se si duhet bërë:

1. Zotëroni situatën
Duhet të pranoni, se mund të veproni sikur të ishit sërish në shkollë të mesme. Është ferr i vërtetë, të mundohesh të kontrollosh qetësinë. Do të befasoheni se sa kënaqësi është.

2. Ndryshoni gjërat
Mënyra më e mirë për të bërë seks, e të mos ju dëgjojnë prindërit, është të mos bëni seks fare. Vjedhurazi dilni përjashta dhe bëni seks në veturë, shkurre apo në ballkonin e fqinjëve.

3. Bëni seks në dysheme
Mund t’ju befasojë, por shtrati juaj i fëmijërisë, është shumë i zhurmshëm dhe i parehatshëm. Vëni disa batanije dhe jastëk në dysheme. Në këtë mënyrë, as nuk do të lodhni konstruktin e shtratit, si dhe nuk do të dërgoni kërcitje në tërë shtëpi, me çdo lëvizje që bëni.

4. Ndizni televizorin ose diçka, çfarëdo qoftë
Kjo është më se e dukshme. Askush nuk dëshiron që ndonjë anëtar i familjes, të dëgjoi duke bërë seks, përpos nëse është ndonjë person i çmendur. Shpresojmë të keni televizion ose radio, për të fshehur në këtë mënyrë, momentin e bukur dhe të pavend të të bërit dashuri.

5. Këshillë shtesë: Ju sërish mund të udhëtoni vetëm
Vetëm sepse jeni vetëm, nuk do të thotë që ju nuk mund të kujtoni kohën e adoleshencës dhe përvojat e të qenit vetëm në dhomë. Aplikoni të gjitha këto këshilla, plus bonusin dhe mos harroni: lëni dushin le të rrjedhë. Gjithashtu, a ka mundësi të më tregoj dikush se si mund të ju bllokoi prindërve internetin? Duhet të sigurohem, që ata kurrë të mos e shohin këtë.