Kujdes me fotot që i postoni në Facebook!

E publikuar: 02/05/2016 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e pandashme e njerëzve. Çdo moment me shokë, me familje, çdo aktivitet po ekspozohet në rrjete sociale, pa menduar për efektet negative që mund të shkaktojë një gjë e tillë.

Një gjë shumë e diskutueshme kohëve të fundit është privatësia , e cila nuk po kursehet fare në publikimet e përditshme.

Më poshtë gjeni disa gjërat që zbulojnë publikimet në rrjetet sociale, që mund të kenë edhe efekte negative.

Vjedhja

Fotografitë që i postoni nëpër rrjetet sociale i kanë në dispozicion shumë njerëz, por të gjithë nuk janë dashamirës. Nuk është e rastësishme që disa sajte, të themi për takime online, shfrytëzojnë fotot e disa përdoruesve të pakujdesshëm të rrjeteve sociale për krijim të profileve të rrejshme.

Lokacioni dhe identiteti

Vendosja e fotografive direkt nga celulari online po ashtu mund të jetë një veprim i pakujdesshëm, nëse fotografia zbulon shumë gjëra – ku gjendeni, me kë jeni në shoqëri, Ngjashëm është edhe me fotot para shtëpisë, shkollës, etj. Kujdes mos zbuloni më shumë se që duhet.

Kë keni miq

Mos e pranoni secilin që ju kërkon miqësi në rrjetet sociale. Kontrolloni njerëzit, shikoni a keni miq të përbashkët, pyesni për kë bëhet fjalë para se të “shoqëroheni” virtualisht.

Tag-at

Mos keni frikë që t’i lusni hapur miqtë tuaj që mos të postojnë fotografitë tuaja pa dijeninë tuaj. Mund të ndodh që edhe mos të jeni të tag-uar në foto dhe të mos dini se dikush atje është duke shikuar ato foto, të cilat ndoshta janë të dedikuara vetëm për shoqërinë e ngushtë. Dikush këto foto shume lehtë mund edhe t’i shfrytëzojë kundër jush.