Kujdes! Femrat kur hanë më shumë seç duhet, kanë tendencë të lindin fëmijë obezë

E publikuar: 09/05/2015 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Femrat shtatzëna të cilat konsumojnë ushqim për dy persona rrisin rrezikun që fëmija e tyre të bëhet obez.

Të dhënat vijnë nga një studimi i ri, ku u vu re se fëmijë të moshës 8 – vjeçare kishin më shumë probabilititet për të qenë mbipeshë, nëse nëna e tyre kishte shtuar shumë kilogramë gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në këtë studim, të publikuar nga gazeta Mirror, rezultoi gjithashtu se femrat që pinin duhan dhe që nuk bënin ushtrime fizike gjatë nëntë muajve, rrisnin gjithashtu mundësinë për një fëmijë obezë.

Shkencëtarët përzgjodhën 5125 fëmijë dhe morën në pyetje nënat e tyre mbi faktorë të ndryshëm, përfshirë shtimin në peshë, ushtrime fizike, konsumimin e duhanit apo alkoolit gjatë shtatzënisë, si dhe peshën e fëmijëve të tyre në moshën 8 – vjeçare.

Rezultatet treguan se shtimi në peshë, aktiviteti fizik dhe pirja e duhanit lidhen ngushtë me peshën e fëmijës. Ndaj, bërja e ushtrimeve fizike në mënyrë të moderuar gjatë shtatzënisë ul rrezikun e obezitetit.

Profesor Labros Sidossis, autori i këtij studimi, tha se falë këtyre të dhënave nënat e ardhshme kanë mundësinë që të ndjekin një stil jetese më të shëndetshëm. /tvklan.al