Kufoma qëndroi 6 orë në spital, drejtoresha e Shëndetësisë i hedh fajin Ministrisë së Shëndetësisë

E publikuar: 18/11/2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani ka konfirmuar se një pacientë i vdekur i prekur me COVID-19 ka qëndruar në një dhomë me pacientët e tjerë rreth 6 orë.

Hasanaj-Barani ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një kompani që bën bartjen e pacientëve të vdekur nga COVID-19. Ajo shtoi se spitali i Mitrovicës i respekton procedurat për trajtimin e pacientëve.

Lexo Edhe:
Milaim Zeka: 90% e dëshmitarëve në Speciale janë shqiptarë
“Janë procedura të veçanta që trajtojnë pacientët e vdekur nga COVID-19 dhe si të tilla respektohen edhe nga Spitali i Mitrovicës. Ato procedura veren edhe nga niveli qëndror. Pra Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një kompani që bën bartjen e pacientëve të vdekur nga COVID-19”, ka deklaruar drejtoresha Hasanaj Barani në RTV Dukagjini

Ajo ka treguar se në këtë komunë janë 301 raste aktive me koronavirus derisa 937 tjerë janë shëruar.

“19 pacientë janë të hospitalizuar derisa disa prej tyre marrin terapi në qendrën COVID”.

Hasanaj Barani thotë se në këtë komunë po trajtohen edhe pacientët shqiptarë të komunave veriore.