Kufjet wireless të Samsung do të jenë më të mira falë kësaj teknologjie

E publikuar: 07/02/2019 11:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung mund të lërë pas Apple në teknologjinë e kufjeve wireless. WinFuture ka marrë disa imazhe të cilat tregojnë kufjet wireless Galaxy Buds duke u karikuar në pjesën e pasme të Galaxy S10.

Gjithashtu fotoja tregon se Galaxy S10 gjithashtu do të ketë teknologjinë e karikimit wireless por përtej kësaj asgjë më shumë.

Kufjet wireless të Samsung bazohen në teknologjinë Bluetooth. Në mënyrë që të kryhet procesi i paraqitur në foto telefoni duhet të ketë kapakë të pasmë prej xhami megjithatë teknologjia funksionon mirë edhe me qeramikën.

Në mesin e modeleve që Samsung do të prezantojë, njëri do të jetë prej qeramike e cila ka një disavantazh, është e dobët dhe mund të dëmtohet lehtë. /PCWorld Albanian