Kufjet wireless të Apple janë të pariparueshme

E publikuar: 29/03/2019 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak ditë pasi iFixit tha se kufjet wireless të Samsung, Galaxy Buds, janë goxha të riparueshme me një notë 6 nga 10, ekipi në fjalë vendosi të hapte kufjet wireless të Apple.

Ajo që zbuloi ishte krejtësisht e kundërta me Apple AirPods.

iFixit i dha notën 0 nga 10 kufjeve AirPods dhe praktikisht i konsideron të pariparueshme.

Nuk i ndërron dot baterinë, nuk i riparoni dot një pjesë të brendshme të dëmtuar dhe janë të pamundura të riciklohen.

Pikërisht për këto arsye iFixit i vlerësoi me notën më të ulët. Mëposhtë gjeni videot e iFixit për AirPods 2 dhe Galaxy Buds. /PCWorld Albanian