Kufiri Slloveni- Kroaci, pritjet e mërgimtarëve deri në 10 orë

E publikuar: 19/12/2020 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Kroaci njofton se bazuar në informacionet nga pikat kufitare, pritjet për hyrje në Kroaci nga kufiri i Sllovenisë janë deri në dhjetë (10) orë, ndërsa në dalje, në kufirin Kroaci-Serbi, janë deri në pesë (5) orë.

Arsyeja e pritjeve kaq të gjata janë mërgimtarët e të gjitha shteteve të Ballkanit, përfshirë edhe ata kroatë, të cilët po kthehen në Kroaci për festat e fundvitit.

Ambasada jonë në Zagreb njofton se autoritetet kroate kanë shtuar kapacitetet në këto pika kufitare për të përshpejtuar kontrollin dhe evituar pritjet e gjata.