Kufiri i Kosovës me Serbinë – s’është vetëm kufij mes dy shtetesh!?

E publikuar: 09/11/2015 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barhyl Metaj
Kufiri i Kosovës me Serbinë s’është vetëm kufij mes dy shtetesh – por është edhe kufiri që ndanë dy botëra botëkuptimesh e besimesh politike, përkatësish e orientimesh perëndimore, demokratike dhe euroatlantike – nga bota e diktaturave, semidiktaturave dhe autokracive ideologjike, religjioze etj!
Kufiri i Kosovës me Serbinë (u dëshmua edhe një herë më shumë), s’është vetëm kufij mes dy shtetesh – por është edhe kufiri që ndanë dy botëra botëkuptimesh e besimesh politike, përkatësish e orientimesh perëndimore, demokratike dhe euroatlantike – nga bota e diktaturave, semidiktaturave dhe autokracive ideologjike, religjioze etj!

Votat, pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës – sot në UNESCO, vizatuan: hartat dhe kufirin, që ndanë qytetërimet, kulturat politike dhe demokracitë e zhvilluara – nga Putinizmi, diktaturat, semi-diktaturat dhe autokracitë e përdala…!
– Nuk u tejkalua pragu i nevojshëm, për anëtarësim të Kosovës, për gjithsej, tri vota!
Dhe ky është gjithsesi lajm i gëzuar për Serbinë, dhe lajm i hidhur për ne, sikur që është i hidhur, edhe për miqtë e shumtë të vendit tonë – miq, të cilët ishin tok me ne, në front – në këtë përballje civilizimesh, kulturash dhe përkatësish gjeostrategjike, ideologjike etj!
– Ne dhe miqtë e vendit tonë, është e vërtetë se e humbëm një betejë – dhe rrjedhimisht, në bazë të vendimit, këtë betejë e fitoi Serbia së bashku me Rusinë, me Kubën, me Venezuelën dhe disa shtete të përdala të botës…, të cilat gjithsejtë bashkë, u bënë 50-të…!
– Është dëm i madh, që s’ia arritëm (ne dhe miqtë tanë), që Kosova t’anëtarësohet kësaj radhe!
Por është fat i madh – dhe ky s’është ngushëllim – që, megjithatë me ne, ishin 92 shtete që janë lokomotiva e civilizimit botërorë, zhvillimit ekonomik e kulturorë, dhe janë lokomotiva e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe demokracisë në glob!
Qeveria Serbie ndërkaq, le të shkojë në dreq të mallkuar, e n’Honin e Hiçit, s’bashku me Rusinë, me Kubën, Venezuelën dhe atë tog të përdalë vendesh…, që si grup s’bashku – janë faqja e zezë e qytetërimit të shekullit 21…!
Në këtë sens – për vendin tonë, edhe përkundër faktit që ngjau sot me votimin në UNESCO – është më mirë që jemi tok me këto 92 shtete që na mbështetën, dhe është shumë me rëndësi – që jemi këtej atij kufirit – që ndanë botën progresive dhe demokracitë e zhvilluara të prira nga SHBA, Britania e Gjermania – nga ana tjetër e kufirit, ku hyjnë Rusia e Putinizmi, diktaturat, semi-diktaturat dhe autokracitë e përdala…!
Kufiri i Kosovës me Serbinë (u dëshmua edhe një herë më shumë), s’është vetëm kufij mes dy shtetesh – por është edhe kufiri që ndanë dy botëra botëkuptimesh e besimesh politike, përkatësish e orientimesh perëndimore, demokratike e euroatlantike – nga diktaturat, semidiktaturat e autokracitë ideologjike, religjioze etj!
Mirë që si Kosovë e shqiptarë, kemi përzgjedhë, andaj jemi këtej atij kufiri!
Edhe më mirë, që Serbia, ka përzgjedh, dhe është andej atij, kufirit!

p.s. Kundrimet partiake në këtë çështje përcaktuese – s’kanë kuptim! Përveç, për ata individë, që donë t‘jenë matanë kufirit, me…!