Kuçi në Hagë mbrohet në heshtje, u pyet si i dyshuar

E publikuar: 09/04/2019 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi, është mbrojtur në heshtje, gjatë marrjes në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale.

Kuçi, që deri tani është zyrtari më i lartë në detyrë i ftuar nga Specialja, ka përfunduar marrjen në pyetje gjatë së hënës.

Avokati Artan Qerkini ka thënë se deputeti është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, raporton KTV.

Të dielën kur Kuçi ka udhëtuar për në Hagë, shumë anëtarë të AAK-së kanë dalë për ta përcjellë në Aeroportin “Adem Jashari”.

Avokati Qerkini ka thënë se deputeti Kuçi, do të kthehet të mërkurën në Kosovë.

Nënkryetari i AAK-së, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në fund të shkurtit të këtij viti.

Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të ketë ftesa të reja ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së për t’u marrë në pyetje nga Specialja.