Kuçi: Kam mundur të isha kryeministër para Bajram Rexhepit

E publikuar: 20/03/2015 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hajredin Kuçi, ministër aktual i Drejtësisë dhe një prej njerëzve kryesorë të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se ka pasur mundësi të behët kryetar i Kuvendit por edhe kryeministër.

Madje ai ka treguar se kryeministër ka mundur te jetë edhe para Bajram Rexhepit.

Mirëpo, Kuçi në emisionin “Komitetit” prodhim i Gazetës Express për RTK’në ka treguar se nuk i ka pranuar këto poste, pasi sipas tij është dashur të behët i pafytyrë.

” Kam mundur të jem kryetar i kuvendit. Kam mundur të jem edhe kryeministër. Kam pasur ofertë edhe para Bajram Rexhepit, por është dashur të behëm i pafytyrë. Këto poste nuk i kam pranuar për këtë arsye”, ka thënë Kuçi.