Kuburoviq: Nuk ka përparime në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit

E publikuar: 31/01/2018 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq tha se autoritetet gjyqësore serbe ende nuk kanë marrë nga Prishtina një regjistër të inspektimit në vendin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Siç tha ajo, tani për tani nuk ka përparim në hetimin e vrasjes së tij.

Kujtojmë se vrasja e Oliver Ivanoviqit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviq.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve ende nuk ka ndonjë person të dyshuar për rastin në fjalë, por që hetimet janë duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar nga autoritetet kompetente.

Oliver Ivanoviq u qëllua për vdekje më 16 janar, rreth orës 8:10 minuta para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e veriut, duke lënë pas vetes bashkëshorten Milenën dhe katër fëmijë.

Ai u varros në Beograd me nderimet e fundit nga qytetarë e politikanë serbë nga Serbia e Kosova./GazetaExpress/