Kuba zbulon vaksinën kundër kancerit të mushkërive – SHBA e dëshiron atë

E publikuar: 12/05/2015 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuba duket se tashmë e disa vite e ka vaksinën terapeutike premtuese kundër kancerit të mushkërive.

Embargoja tregtare prej 55 vjetëve e udhëhequr nga SHBA bëri që Kuba të mbetet aty ku është – ndoshta deri tani.

Administrata e Obama-së është duke u përpjekur shumë që t’i normalizojë marrëdhëniet me këtë shtet. Dhe muajin e kaluar, gjatë vizitës së Andrew Cuomo-së në Institutin Roswell të Kancerit në Havana, u arrit një marrëveshje me Qendrën e Imunologjisë Molekulare të Kubës për të zhvilluar një vaksinë të kancerit të mushkërive dhe për të filluar me provat klinike në SHBA, transmeton Lajmi.net.

“Shansi për të vlerësuar një vaksinë të tillë është një perspektivë shumë emocionuese”, thotë Candace Johnson, CEO e Roswell Institute. Ajo është aq e emocionuar sepse hulumtimi mbi këtë vaksinë tregon se ajo ka toksicitet të ulët dhe është relativisht e lirë për t’u prodhuar dhe ruajtur.

Qendra për Imunologjinë Molekulare në Kubë do t’ia dërgojë SHBA-së të gjitha dokumentet mbi këtë vaksinë (si është prodhuar, të dhënat, rezultatet e eksperimenteve të fundit etj.) për një aplikim në ilaçe, transmeton Lajmi.net.

Johnson shpreson që të marrë miratimin për të testuar Cimavax brenda gjashtë deri tetë muajve, dhe të fillojë provat klinike brenda një viti.
/kosovarja/