Kuba për herë të parë ofron internet 3G për qytetarët por shumë pak mund të përballojnë koston

E publikuar: 06/12/2018 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë qytetarët e Kubës do të kenë akses në internet 3G. Operatori i telekomunikacionit Etecsa tha se qytetarët do të përfitojnë nga shërbimi nga dita e nesërme.


Deri tani ata kanë mundur të qasen në internet vetëm nga pika e aksesit Wi-Fi dhe internet kafetë ndërsa shërbimi 3G ka qenë i kufizuar vetëm për gazetarët shtetëror dhe bizneset e huaja.

Këtë javë pritet të ndryshojë por janë të paktë ata që mund të përballojnë koston e shërbimit.


Pakot e Etecsa variojnë nga 7 dollarë për 600MB deri në 30 dollarë për 4GB. Paga mesatare e 11.2 milion banorëve është afro 30 dollarë në muaj.

Internet kafetë u hapën për herë të parë në 2013-ën ndërsa në 2015-ën u lançuan pikat e para të aksesit Wi-Fi. /PCWorld Albanian