Kuba komuniste ofron për herë të parë internet mobil për qytetarët

E publikuar: 18/07/2018 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuba komuniste ka filluar tu ofrojë internet një numri të caktuar përdoruesit përpara se ta lançojë këtë shërbim në mbarë vendin, një lëvizje e cila shihet si hapi i parë drejt hapjes së vendit më të izoluar të hemisferës Perëndimore.

Gazetarët e mediave shtetërore ishin të parë që këtë vit fituan akses mobil në internet ofruar nga monopoli i telekomunikacionit në vend.

Presidenti Miguel Diaz-Canel është shprehur se ma hyrjen e internet edhe ekonomia e vendit do të përmirësohet.

Analistët mendojnë ndryshe. Ata thonë se interneti dhe fuqia e informacionit do të reduktojë pushtetin e qeverisë.

Qasja në internet shihet si një ndryshim radikal në politikat shtetërore ndjekur nga vendi komunist i Amerikës Latine.

Që nga dhjetori, disa konsumatorë, kompani dhe ambasada kanë pasur mundësi të aksesojnë plane tarifore mobile me internet.

Në një dokument të 2015-ës për strategjinë kombëtare të internetit, qeveria Kubane premton lidhjen me internet të gjysmës së popullsisë deri më 2020-ën.

Ndërsa Kuba ka filluar instalimin e teknologjisë 3G, shumica e Amerikës Latine ka kaluar në 4G e po përgatiten për 5G-në.

Por sa kushton? Hotspotet ofrojnë 1 dollarë në orë në vendin ku paga mesatare shtetërore është 30 dollarë.

Nuk dihet se me çfarë do të paguajnë kubanët për internetin mobil, por kompanitë dhe ambasadat paguajnë 45 dollarë në muaj për 4GB. /PCWorld Albanian