Kuaj, elefantë e aeroplanë: Imazhe që tregojnë se si zhvillohej jeta në qytetin e New Yorkut në shekullin e 20-të (Foto)

E publikuar: 22/05/2018 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa fotografi mbresëlënëse bardhë e zi i kanë shndërruar ekspertët në imazhe me ngjyra, të cilat shfaqin jetën e banorëve të New York-ut në fillim të shekullit të 20-të.

Edhe pse janë shkrepur një shekull më parë, ato tregojnë dinamikën e jetës që është zhvilluar në “Mollën e madhe”, që konsiderohet si qyteti që nuk flenë kurrë, transmeton Telegrafi.

Në 4 korrik në “Ditën e Pavarësisë”, shihen qytetarët duke festuar dhe marshuar nëpër rrugët e këtij qyteti që sot numëron miliona banorë.

Por, është interesant se aty shihen ushtarët duke marshuar me vetura dhe mjete të rënda ushtarake si dhe aeroplanë, kuaj  e madje edhe elefantë, duke krijuar një atmosferë të paparë.

Në vitin 1920, qyteti i New York-ut është cilësuar si zona urbane më e populluar në historinë e këtij vendi, me afro 5 milionë banorë, duke lënë pas kryeqytetin e Anglisë, Londrën.

Ndërsa vetëm 8 vite më vonë u shtuan në 10 milionë banorë, dhe kështu fitoi epitetin e mega qytetit të parë në botë. /Telegrafi/