Ku është Teuta Rugova?

E publikuar: 19/06/2019 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së dhe e bija e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka kohë që nuk është parë në publik.

Rugova që nga zgjedhja e saj deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njihet për pasivitet në Kuvendin e Kosovës.

Por tash e sa kohë nuk po merr pjesë fare në këto seanca.

Ajo nuk po merr pjesë as në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë që është edhe anëtare.

Koordinatori i këtij Komisioni, Haxhi Xhemajli në një përgjigje për Express ka thënë se deputetja Rugova ka marrë pjesë një herë apo dy në mbledhje dhe nuk merr pjesë më fare.

Komunikimin e fundit me publikun Teuta Rugova e ka bërë përmes facebookut në datën 21 korrik 2017, do të thotë para dy vjetëve.