KSHZ do të vendos sot për ankesën e fundit të LSDM-së

E publikuar: 17/12/2016 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni vazhdoi dje seancën publike, në të cilën vendos për ankesat e fundit të paraqitura nga Lëvizja BESA dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM), që kanë të bëjnë me numërimin e fletëvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjatë ditës së sotme, KSHZ ka vazhduar shqyrtimin e katër ankesave të mbetura të parashtruara nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM. Para fillimit zyrtar të seancës publike, përfaqësuesi i LSDM-së tërhoqi nga procedura dy parashtresa që kishin të bëjnë me njësinë e gjashtë zgjedhore në Tetovë.

Ndërkohë, pas shqyrtimit të njërës nga parashtresat e LSDM-së, e cila kishte të bëjë me mungesën e një fletëvotimi, KSHZ e hodhi poshtë ankesën më një votim kundër hapjes së kutisë dhe numërimin e votave.