Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

01.06.2020 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, Kryqi i Kuq i Kosovës ka përqendruar të gjitha aktivitetet për të ndihmuar komunitetet në nevojë në tërë Kosovën. Për shkak se mirëqenia e të gjithëve është prioriteti kryesor, Kryqi i Kuq i Kosovës vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me palët e interesuara për të ofruar shërbimet e tyre në mënyrë të sigurt dhe të koordinojë aktivitetet me partnerë në mënyrë që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë.

“Çdo ditë, njerëzit kërkojnë mbështetjen nga Kryqi i Kuq i Kosovës për t’i ndihmuar në zbutjen e vështirësive të tyre. Për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë gjatë kësaj krize të shëndetit publik, Kryqi i Kuq i Kosovës me  mbështetjen e partnerëve të ndryshëm ka bërë përkrahjen e familjeve në nevojë me pako ushqimore, higjienike, dhe jo vetëm familjet në nevojë, por edhe institucionet shëndetësore me tenda, qendrat e azil kërkuesve, karantinat e improvizuara, komunitetet dhe grupet e tjera në nevojë.

Kryqi i Kuq i Kosovës është mirënjohës për të gjithë stafin dhe mbi 300 vullnetarë që punojnë pa u lodhur për t’u ndihmuar atyre që u shërbejmë. Gjithashtu Falënderim të veçantë për të gjithë mbështetësit, partnerët dhe donatorët të cilët me kontributin e tyre e kanë lehtësuar përmbushjen e misionit të Kryqit të Kuq të Kosovës. Një nga këta donatorë është Coca-Cola Foundation të cilët me kontributin e tyre kanë bërë të mundur që të përkrahen 830 familje me 4,150 anëtar, me pako ushqimore dhe higjienike”-  deklaroi Agron Humolli, Sekretar Gjeneral i Kryqit të Kuq të Kosovës.

Coca-Cola System ka qenë një nga përkrahësit dhe partnerët e Kryqit të Kuq të Kosovës gjatë kësaj krize dhe ka ofruar mbështetje me dhurimin e produkteve për vullnetarët e saj dhe gjithashtu donacion financiar që do të përdoret për të ndihmuar përpjekjet e Kryqit të Kuq të Kosovës gjatë pandemisë Covid-19.

“Coca-Cola System po operon në 28 tregje dhe kudo që ndodhemi ne po mundohemi të jemi një partner i vlefshëm për komunitetin ku jetojmë dhe punojmë. Coca-Cola System është këtu për t’a mbështetur komunitetin e Kosovës, veçanërisht stafin mjekësor dhe vullnetarët, të cilët janë në linjat e para të luftës me Covid-19. Duke dhuruar produktet tona për ta, ne jemi duke u përpjekur t’i bëjmë ditët e tyre pak më të lehta dhe deri më tani kemi dhuruar 43,000l të produkteve tona për punëtorët mjekësorë, vullnetarët dhe qytetarët në nevojë.
Për më tepër, ne jemi duke ndihmuar përpjekjet e Kryqit të Kuq të Kosovës përmes një donacioni financiar prej 50,000 USD, i cili do të përdoret për të ndihmuar komunitetet dhe familjet në nevojë nëpër qytete dhe fshatra rreth Kosovës me pako ushqimore dhe higjienike” deklaroi Ilir Cakolli, përfaqësues i Coca-Cola System.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Specialja e nis intervistimin, Presidenti nuk deklarohet për media

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale

Policia e Kosovës arreston personin e dyshuar për tri vepra penale

IKSHPK: 83 të shëruar dhe 132 raste me Covid-19

IKSHPK: 83 të shëruar dhe 132 raste me Covid-19

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Kurti: Me qeverinë koti kriminelët dolën nga skutat

Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë

Rukiqi: Java tjetër është vendimtare për të shpëtuar ekonominë

Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura

Limaj uron partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e arritura

Veseli: Rezultati i zgjedhjeve në MV, sukses historik

Veseli: Rezultati i zgjedhjeve në MV, sukses historik

KEK: Shteti të trajtojë seriozisht situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës

KEK: Shteti të trajtojë seriozisht situatën e krijuar në Telekomin e Kosovës

Nuk ka të dhëna për përhapjen e pandemisë Covid-19 të komuniteti RAE

Nuk ka të dhëna për përhapjen e pandemisë Covid-19 të komuniteti RAE

Mbi 100 zyrtarë të MPB’së të infektuar me koronavirus, katër nga kabineti i Veliut

Mbi 100 zyrtarë të MPB’së të infektuar me koronavirus, katër nga kabineti i Veliut

Vdes një person nga Podujeva me Covid-19

Vdes një person nga Podujeva me Covid-19

Ministrja Dumoshi në takim me drejtuesit e fitneseve në Kosovë – u premtoi shqyrtimin e mundësisë për aktivizimin e të gjitha sporteve

Ministrja Dumoshi në takim me drejtuesit e fitneseve në Kosovë – u premtoi shqyrtimin e mundësisë për aktivizimin e të gjitha sporteve

Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë e Malin e Zi

Italia mbyll kufijtë për Kosovën, Serbinë e Malin e Zi

Ministri Kuçi bashkë me Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit diskutuan për ngjarjet e fundit të Telekomit

Ministri Kuçi bashkë me Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Telekomit diskutuan për ngjarjet e fundit të Telekomit

Trump e zëvendëson menaxherin e fushatës

Trump e zëvendëson menaxherin e fushatës

​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19

​Krasniqi nis inspektimin e marketeve, kërkon zbatimin e masave kundër Covid-19