Krypton, telefoni i radhës i TCL me markën e BlackBerry?

E publikuar: 22/09/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse pritshmëritë ishin të larta, Keyone – telefoni i parë BlackBerry i TCL – nuk rezultoi ajo pajisje impresionuese dhe e fuqishme e 2017-ës.

Hapi nostalgjik i Keyone për të sjellur tastierën e plotë fizike duket se nuk mjaftoi ndërsa tani një tjetër telefon është shfaqur në radarët tonë dhe pritet të jetë i radhës me markën BlackBerry, Krypton.

Dy foto të BlackBerry Krypton u publikuan ditën e Enjte dhe pavarësisht se nuk zbulojnë shumë detaje rreth telefonit, tregojnë dizajnin e tij i cili është i ngjashëm me Keyone.

Pjesa e pasme e Krypton karakterizohet nga materiali plastik i thurur në formë pëlhure ndërsa sipër tij gjendet një rrip metalik ku zë vend kamera dhe drita flash e saj.

Hapësira e kamerës është më e vogël në Krypton sesa Keyone dhe si rezultat vihet re vetëm një dritë flash.

Kaq dimë për BlackBerry Krypton aktualisht. TCL pritet të sjellë telefonin e radhës muajin e ardhshëm, por nuk dihet nëse është Krypton apo diçka tjetër. /PCWorld Albanian