Kryministri kanadez: Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë

E publikuar: 15/03/2019 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, dënoi sulmin terrorist në Zelandën e Re dhe u zotua të punojë me vendin për të ndërmarrë veprime kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Për njerëzit e Zelandës së Re dhe për komunitetet myslimane anembanë botës: Ju jeni në zemrat tona dhe mendjet. Ne bashkohemi me pikëllimin tuaj dhe qëndrojmë me ju në këtë kohë jashtëzakonisht të vështirë”, tha ai në një deklaratë.

Sipas CNN, Trudeau gjithashtu tha se bota duhet të njohë diversitetin si një burim force, dhe jo një kërcënim.

“Ne të gjithë duhet të ballafaqohemi me islamofobinë dhe të punojmë për të krijuar një botë ku të gjithë njerëzit – pa marrë parasysh besimin e tyre, ku jetojnë ose ku kanë lindur – mund të ndihen të sigurt”, tha ai.