Kryeministri Avdullah Hoti në seacen solemne injorohet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani

E publikuar: 12/06/2020 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një seancë solemne për nder të 21 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtimi dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Vëmendjen e ka marrë sërish kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila këtë herë u është drejtuar të pranishmeve me një fjalë rasti për nder të Ditës së Çlirimit, por e ka injoruar kryeministrin Avdullah Hoti, duke mos e përshëndetur fare.

Osmani i përshëndeti vetëm deputetët dhe anëtarët e kabinetit të qeverisë, por jo edhe kryeministrin Avdullah Hoti.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar deputetë të Kuvendit, të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritarë, ndjehem shumë e nderuar që mund t’iu drejtohem sot nga foltorja e tempullit të Demokracisë, Kuvendit të Republikës…”, ishte fjala hyrëse e kryetare së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ajo tutje ka përmendur edhe mungesën e miqve ndërkombëtarë në seancë për shkak të kushteteve të krijuara si pasojë e pandemisë COVID-19.

Kujtojmë se ky nuk është injorimi i parë që Osmani ia bën Hotit në Kuvend.