Kryeziu prezanton fanellat e Luzernit (Foto)

E publikuar: 20/07/2017 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeziu është zgjedhur nga klubi si fytyra më adekuate për t’i prezantuar fanellat e reja.

Mesfushori fantastik i Kosovës ka prezantuar fanellat e klubit të madh zviceran, Luzern.

Bardh e kaltërtit që kanë kontratë me gjigantin e veshmbathjeve ‘Adidas’ kanë prezantuar katër fanellat e reja për edicionin 2017/18.

Kryeziu ishte në qendër të vëmendjes në prezantimin e fanellave, pasi në momentin që ka dalë para tifozëve, ai u prit jashtëzakonisht mirë.

Por edhe pse është lojtari më i dashur në Luzern, Kryeziu mund të largohet gjatë kësaj vere.

Interesim për yllin e Përfaqësueses së Kosovës kanë shprehur disa skuadra italiane dhe gjermane.

Por së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra e njohur spanjolle Malaga. /Telegrafi/