Kryeziu për ASK: O sa keq, o sa turp!

E publikuar: 28/08/2015 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i LDK’s Eqrem Kryeziu në rrjetin social Facebook ka shkrue për marrëveshjen e arritun në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë që lejon themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryeziu ka shkrue se askund në teksin e marrëveshjes nuk figuron Repubika e Kosoves, ndërsa Republika e Serbisë po.

Ky asht postimi i plotë i Eqrem Kryeziut:

Dhe tani dëgjoni me kujdes:

Burrat e Kosovës në Brussels pajtohen me një tekst për AKS, në të cilin askund, askund dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës.* Mirëpo Republika e Serbisë, po. /”…d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë;/

Në qoftë se dikush bëhet aq naiv e të ngushëllohet se aty përmendet Kosova, madje edhe institucionet e saj, mësojeni se emërtimi gjeografik si “Kosovë”, pa u çanësuar me status, do të thotë trevë (“oblast” e quanin në kohën e Ali Shukrisë).

Sipas atij dokumenti, treva e Kosovës, paska ca institucione vetadministrimi, por status republike, në asnjë mënyrë! Ka vetëm një republikë në atë dokument: Republika e Serbisë.

O, sa keq!
O, sa turp!