Kryetarja Osmani takoi kryetarët e komisioneve parlamentare

28.02.2020 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryetarja Osmani takoi kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare, për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e punës pas konstituimit të tyre, detyrave që ato kanë para vetes dhe kërkesave eventuale për punë.

Kryeparlamentarja Osmani bëri të ditur se të gjitha komisionet tashmë kanë mbajtur mbledhjet konstituive dhe kanë harmonizuar përshkrimin e detyrave të punës, bazuar në thirrjet e ministrive përkatëse.

Kryetarja e Kuvendit foli po ashtu edhe për buxhetin e paraparë për secilin komision dhe shfrytëzimin e tij bazuar në Udhëzimin për administrimin e buxhetit të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me disa borde dhe agjenci të pavarura të cilat zgjedhen nga Kuvendi, kryetarja Osmani kërkoi nga komisionet që t’i ndërmarrin veprimet e duhura konform fushëveprimit të tyre, në bazë të Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve specifike, për shpalljen e konkurseve publike për zgjedhjen e anëtarëve të tyre.

Kryetarët e komisioneve, ndërkaq, theksuan përkushtimin për efikasitet në punën e komisioneve, në funksion të realizimit të planeve të tyre dhe të avancimit të punës së Kuvendit në përgjithësi. ​

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje