Kryetari i Vushtrrisë Përsëri Shpenzon Vetëm 69 Euro

E publikuar: 19/01/2018 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i sapo zgjedhur i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ashtu siç kishte premtuar ka publikuar shpenzimet që ka bërë për javën e tretë të janarit.

Në javën e fundit të dhjetorit ai kishte shpenzuar 69 euro e 40 cent, ndërsa në javën e tretë të janarit 69 euro e 10 cent.

“Zyra e kryetarit të Komunës Xhafer Tahiri nga data 15 deri më 19 janar 2018: Në kategorinë mallra dhe shërbime ka shpenzuar gjithsejtë: 69.10 Euro”, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

Tutje thuhet se Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi./kallxo.com/