Mustafa uron zgjedhjen e deputetit Beyer raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

E publikuar: 14/11/2019 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka dërguar këtë telegram urimi:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës.

Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”./Infosot/