Kryetari Lladrovci tregon se kush janë 3 të infektuarit e fundit nga Drenasi

E publikuar: 15/06/2020 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, derisa 3 nga këto raste janë nga Drenasi.Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook, ka dhënë detaje në lidhje me personat që dolën pozitiv.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Drenasit,
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot, pas testimit të katër qytetarëve me adresë nga komuna jonë, tre kanë rezultuar pozitiv.Dy nga tri rastet, janë familjarë dhe jetojnë në Dardani-Prishtinë, ndërsa rasti i tretë supozohet se është rast kontakti në vendin e punës, në Prishtinë-Posta e Kosovës, ndërsa vendbanimi i tij është në Fushticë të Poshtme.

Apelojmë te qytetarët, të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandeminë.Kujdes po, panik jo!/FrontOnline/