Kryetari LDK’së m Mustafa ka theksuar se dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke

E publikuar: 06/05/2020 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot me ftesë të presidentit të Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, ka marrë pjesë në takimin-videokonferencën, me liderët e EPP-së, organizuar nga partitë popullore, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Në këtë takim, kryetari Mustafa, ka diskutuar për perspektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar këto vende, në veçanti me pandeminë Covid-19.

Më tutje, Mustafa ka kërkuar mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave.

Po ashtu, kryetari Mustafa, ka diskutuar për objektivat e qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës.

Në këtë pikë, kryetari Mustafa ka theksuar se dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke.

Mustafa ka falënderuar BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.

Në Samitin e EPP-së, kanë marrë pjesë liderët institucionalë dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.