Kryetari i Srebrenicës: I kërkoj falje Vuçiqit!

E publikuar: 11/07/2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Srebrenicës, Qamil Durakoviq, ka thënë se ndjehet thellësisht i zhgënjyer me sulmin kundrejt Aleksander Vuçiq, që iu bë sot në Potoçar, raportojnë agjensitë boshnjake të lajmeve.

“I kërkojë falje thellësisht kryeministrit Vuçiq”, ka thënë ai duke shtuar se:

“Asnjë familjar i viktimave nuk ka qenë pjesë e sulmit ndaj Vuçiqit, asnjë”.

“Ata që organizuan këtë sulm kanë qenë disa njerëz me mendje të sëmura që kanë dashur të përfitojnë nga rasti”, ka thënë Durakoviq.