Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas tërmetit i dërgon telegram ngushëllimi homologut turk

E publikuar: 27/01/2020 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve turq.​

Konjufca ka shkruar se shpreson se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme.

“Shkëlqesia Juaj,  Ndihem thellë i pikëlluar nga lajmi i tërmetit që goditi Republikën e Turqisë. Në këto momente të rënda për Ju dhe popullin Republikës së Turqisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ne bashkëndjejmë me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre,  familjet e të lënduarve dhe familjet atyre që janë ende të pagjetur. Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme”, ka thënë Konjufca në telegramin e tij.