Kryetari i AKK-së, konstaton rritjen e çmimeve deri në 200%

E publikuar: 11/03/2020 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Kosovë deri më tani asnjë person nuk është prekur me coronavirus, megjithatë qytetarët kanë filluar të furnizohen me gjërat ushqimore në masë të madhe. E gjithë ky interesim i qytetarëve për të siguruar ushqim, ka bërë që disa supermarkete të ngritin çmimet.

E një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, transmeton Telegrafi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si çmimi i një produkti të zakonshëm ushqimor, supë gjeli, është rritur për rreth 200%.