Kryetari ‘Guximtar’ i Gjykatës së Gjirokastrës i kërkon seks qytetares për të fituar çështjen (BISEDA)

E publikuar: 27/10/2016 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci është përfshirë në një skandal. Ai i ka kërkuar favore seksuale një qytetareje e cila ju drejtua për t’i kërkuar ndihmë për një çështje që sipas tij, ajo e kishte të fituar me të drejtë.

Ai i ka kërkuar të kenë një lidhje dhe ka tentuar ta puthë në buzë qytetaren që ditën e parë që  ajo i ka shkuar në zyrën.

Ai i ka thënë vajzës: Dua të bëhesh e imja”, por kjo e fundit e ka refuzuar në herën e parë.

“Ka një herë të dytë, të tretë”.

Rasti është denoncuar në emisionin invetigativ “STOP” i cili ka publikuar me zë, bisedat telefonike mes vajzës dhe gjyqtarit.

Qytetarja – Ti e ke fajin.

Gjyqtari – Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja – Pse s’të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua , si të vija për kafe unë?

Gjyqtari – Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?

Qytetarja – Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s’mund të vija për kafe me ty.

Gjyqtari – 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë.

Qytetarja – Si ma thua ti?

Gjyqtari – Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c’lidhje ka?

Gjyqtari – Ja të ikin këta.

Gjyqtari – Po tani, si ti them unë, t’ia kërkojmë içik kësaj?

Qytetarja – Po mirë, ja të ikin.

—————————-

Qytetarja – Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka… ?

Gjyqtari – Po c’a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?

Qytetarja– Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the çështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?

Gjyqtari – Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?

Qytetarja – Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf.

Qytetarja– Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi, më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën…

Gjyqtari – Po.

Qytetarja – Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.

Gjyqtari – Unë ta ofrova?

Qytetarja –Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.

Gjyqtari – Po.

Gjyqtari – Të iku gjë ndonjë copë ty?

Qytetarja – Mua ndonjë copë?

Gjyqtari – Ee. Ç’pate ti?

Qytetarja –Më shqetësove.

Qytetarja – Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?

Gjyqtari – Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti…

Qytetarja – Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari – Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt…

Qytetarja – ….Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari – Ajo iku. Qe e para fare.

Qytetarja – Si iku ore?

Gjyqtari – Më kërkon llogari mua, se ç’kam bërë. Në faqe në faqe të putha, është respekt.

(kalon një person)

Gjyqtari – Ç’është ky? Mos është ky, ai tëndi ky?

Qytetarja – Cili timi mo?

Gjyqtari – Ish-burri. Mos të ndjek më?

Qytetarja – Ç’punë kam unë, s’e njof fare kush është.

Qytetarja – Afrohu këtu mo afrohu këtu .

Gjyqtari – C’të afrohem , po u afrova nuk duroj dot.

Qytetarja – S’ka problem.

Gjyqtari – Do të puth prapë.

Qytetarja – Ç’do bësh mo?

Gjyqtari – Do të puth.

Qytetarja – Do më puthësh?

Gjyqtari – Po, ndaj largohu.

Qytetarja refuzon të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci dhe humb çështjen. Ajo thotë se se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta – Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë, që i thashë Guxim, unë nuk e bëj dot, bëj c’a të duash.

Qytetarja – I kuptoj të tëra gjërat.

Blerta – C’a?

Qytetarja – Të veja me të.

Blerta– Ëhë.

Qytetarja –O do bëhesh e imja , o e ke të humbur. (gjyqin)

Blerta – Dhe kur I thashë unë…

Qytetarja – Më vdekshin dy fëmijët, troç.

Blerta– Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj……..Në rregull, kur po afronte fundi, që po bëheshim ne për andej këtej, i thashë unë: o Guxim c’a do bëjmë, bëj c’a të duash tha. Tekstualisht. Ditën, që do merrja vendimin, i vajta prapë thjesht për korrektesë.

Qytetarja – I thashë me kë më ngatërron, për të hapur këmbët. Pse në sa zyra përplasem unë e në sa .. përplasem unë, kështu do t’i zgjidhim gjërat. Të të vijë turp i thashë , se unë që jam ulur 5- 6 herë në kafe më ty, jam ulur si të ulesha me xhaxhain tim, i thashë.

Qytetarja – Më tha mua: vajte në Turqi. Hajde të vemi në Turqi më tha. I thashë unë… unë e kisha kuptuar, por bëja budallain, sikur nuk kuptoja gjë.