Voton Basha: I lumtur që u shoqërova me të rinjtë që votojnë për herë të parë, bëni të mundur të ardhmen tuaj

E publikuar: 25/04/2021 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

kryedemokrati Basha është shfaqur në qendrën e votimit. Nga njësia nr.8 ku ai voton, Basha ka qenë i shoqëruar nga të rinj e të reja që votojnë për herë të parë. Jashtë kopshtit nr.13 kryedemokrati bëri thirrje për pjesëmarrje masive në këto votime.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, një ditë historike. Dita ku të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë ju keni në duar fuqitë tuaja për fëmijët, familjen, për vendin. Sot është dita të dilni të votoni masivisht. Të dilni të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë.

Jam i lumtur që sot votën time e kam hedhur me votuesit për herë të parë në lagjen ku jam lindur dhe jam rritur. I bëj thirrje të gjithëve të dalin në votime. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Basha.