Kryesia e SPERTK-së kërkesë Thaçit: Mos dekreto Ligjin për paga

E publikuar: 08/02/2019 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, përmes një komunikate për media, kërkon nga presidenti i vendit Hashim Thaçi që mos ta dekretojë Ligjin për pagat, pa e tërhequr amendamentin e RTK-së ku me vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës është ndërhyrë direkt në pavarësinë e Transmetuesit Publik, duke e përfshirë RTK-në në Ligjin për pagat.

“Sindikata e ka kundërshtuar përmes protestave këtë veprim të Kuvendit të Kosovës sepse RTK ka ligjin e vet dhe është e papranueshme që RTK të shndërrohet nga mediumi publik në atë shtetëror. I nderuar President, kërkojmë nga ju që t’i mbroni të drejtat e medias në përgjithësi e në këtë rast ta ndihmoni Transmetuesin Publik duke gjetur mundësi ligjore për ta larguar RTK-në nga Ligji për pagat”, thuhet në reagimin e tyre.

Sindikata po ashtu ka organizuar peticion dhe është në përfundim për mbledhjen e nënshkrimeve vullnetare nga ana e kolegëve tanë për ta kundërshtuar vendimin e fundit të Kuvendit të Kosovës për përfshirjen e RTK-së në Ligjin për pagat.