Kryesia e SPERTK kërkon nga qeveria e re miratimin e ligjit të ri për RTK-në

E publikuar: 25/02/2020 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e SPERTK-së ka takuar sekretarin e VV-së, Kreshnik Ahmeti.

Kryesia ka kërkuar që Qeveria e re të t’i fillojnë procedurat për miratimin e ligjit të ri për RTK-në sa më parë. Po ashtu, SPERTK ka kërkuar që objekti ku gjendet Radio Kosova t’i kalojë në pronësi RTK-së, gjë të cilën mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i SPERTK-së, Gëzim Bimbashi, së bashku me anëtarët Blerim Ruhani dhe Fejsal Shasivari kanë zhvilluar një takim me sekretarin e VV-së, Kreshnik Ahmeti.

Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë së SPERTK-së kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që t’i fillojnë procedurat për miratimin e ligjit të ri për RTK-në sa më parë. Po ashtu, SPERTK ka kërkuar që objekti ku gjendet Radio Kosova t’i kalojë në pronësi RTK-së, gjë të cilën mund ta bëjë Kuvendi i Kosovës.

Drejtuesit e SPERTK-së e njoftuan Ahmeti për kushtet e rënda në të cilat punojnë kolegët tanë në objektin ekzistues, si dhe kërkuan që sa më parë të kompletohet Bordi i RTK-së nga Kuvendi.

SPERTK po ashtu kërkoi që derisa të miratohet ligji i ri, RTK të funksionojë me formën e buxhetit aktual.

Sindikata në ditët në vijim do të zhvillojë takime edhe me krerët institucionalë, me kryetarë të partive politike dhe me deputetë të Kuvendit.

Me respekt,

Kryesia e SPERTK-së

Prishtinë, 25.02.2020