Kryesia e NISMA’s: Limaj po persekutohet

E publikuar: 29/10/2016 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas aktakuzës së djeshme të Gjykatës Speciale, ndaj Fatmir Limajt, ka reaguar partia Nisma, dega në Malishevë duke thënë se e tërë aktakuza është e ndërtuar në bazë të shpifjeve, që qëllim të vetëm ka degradimin e Luftës së UÇK-së, dhe linçimin e protagonistëve të dëshmuar të kësaj lufte.

“Kryesia e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, kundërshton këtë aktakuzë duke besuar se “kjo aktakuzë në mungesë të fakteve dhe provave nuk do të konfirmohet”, thuhet ndër të tjera në reagim.

“Sikur nuk mjaftuan aktakuzat për krime lufte në Tribunalin e Hagës, për të vazhduar me aktakuzë në rastin “Kleçka”, aktakuzë në rastin MTPT, dhe tani u sinkronizua edhe një aktakuzë e re ndaj tij. Z. Limaj, dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së, në Tribunalin e Hagës, rasti “Kleçka” përfundoi me aktgjykim që rezultonte në pafajësinë ndaj akuzave që i mvisheshin, në horizont është përfundimi i rastit të MTPT-së, dhe kur çdo gjë rreth këtij rasti do të përfundoj në favor të zotit Limaj, aktakuza e ngritur dje, ka për qëllim të vetëm përndjekjen ndaj tij dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën dhe drejtësinë. Bollni më! E keni tepruar me gjithçka. E tërë aktakuza është e ndërtuar në bazë të shpifjeve, që qëllim të vetëm ka degradimin e Luftës së UÇK-së, dhe linçimin e protagonistëve të dëshmuar të kësaj lufte”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

Kryesia e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, kundërshton këtë aktakuzë duke besuar se “kjo aktakuzë në mungesë të fakteve dhe provave nuk do të konfirmohet”.

Kryesia e Nisma për Kosovën, dega në Malishevë, thotë se ka besim të madh në liderin e vet “të pakontestueshëm”, e mbështetë dhe i qëndron afër në çdo situatë dhe “shprehim gjithë admirim ndaj tij dhe veprës së tij, si në luftë e po ashtu edhe në skenën politike të pasluftës”.