Kryesia e LDK-së bën homazhe tek varri i Fehmi Aganit

E publikuar: 06/05/2019 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 20 vjetorin e vrasjes së heroit Fehmi Agani, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek varri i tij.

Në emër të Kryesisë së LDK-së, ka folur Sekretari i Përgjithshëm, Ismet Beqiri, i cili ka vlerësuar lartë figurën e veprimtarit Fehmi Agani, transmeton Infosot.

“Akademik Fehmi Agani ishte i zgjuar dhe intelektual i cili u vra nga dora kriminale serbe”.

“Ai ishte bashkëpunëtorë i Presidentit Historik Ibrahim Rugova. Tërë jetën ia kushtoi shtetoformimit të Kosovës. Mungesa e tij vërehet nëpër institucionet tona. Ka lënë gjurmë të thella”.