Kryesia e degës së Pejës të AAK-së vizituan Kryeministrin Haradinaj

E publikuar: 19/09/2017 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në një takim miqësor udhëheqjen e AAK-së, dega në Pejë, në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti.
Kryeministri Haradinaj i porositi bashkëpartiakët e tij për një fushatë të civilizuar e demokratike dhe për një garë fer dhe angazhim që do të jetë vetëm në funksion të qytetarëve të Pejës.

Ata e uruan Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn për postin e të parit të Qeverisë së vendit, duke i ofruar mbështetje të parezervë në të gjitha planet për një qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhënëse.

Kryeministri falënderoi aktivistët e partisë së tij për përkrahjen dhe u zotua se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, rajoni, partie apo besimi e ideologjie./Infosot.