Kryeprokurori Hoxha: Nuk ka të dhëna se Dehari përdori ilaçe për vetëvrasje

E publikuar: 07/11/2016 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, ka hedhur poshtë dilemat se Astrit Dehari ka vdekur nga përdorimi i ilaçeve.

Hoxha ka thënë se në bazë të rezultateve të para të obduksionit, në trupin e Deharit nuk është vërejtur ndonjë ilaç i caktuar, transmeton Gazeta Expess.

“Sipas dëshmitarëve nuk ka pasur kuti apo ndonjë ilaç në dhomën ku ka qëndruar Dehari. Dëshmitarët e rastit kanë dhënë se Dehari nuk ka përdorur ilaçe. Edhe rezultatet e obudksionit nuk kanë treguar se Dehari ka marrë ilaçe”, ka thënë Hoxha në një intervistë për televisionin publik.

Astrit Dehari ka ndërruar jetë të shtunën ndërsa ishte duke u mbajtur në paraburgim prej 67 ditësh nën dyshimin se ishte i përfshirë në një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress/