Kryeparlamentari Veseli: Prishtina është bërë qytet i pajetueshëm

E publikuar: 31/01/2018 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar bashkëpunimin e gjitha institucioneve përgjegjëse që të nisin punë konkrete të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e ajrit në Prishtinë dhe komunat tjera.

“Rangimi në krye të listave të qyteteve më të ndotura është një gjë që duhet të na alarmojëtë gjithëve. Ne i kuptojmë përgjegjësitë e ndara institucionale, por kjo nuk na krijon komoditetin që ta hedhim fajin dhe përgjegjësinë andej e këndej për situatën”, tha Veseli, transmeton Express.

Ai ka propozuar që nga kjo seancë të dalin me rekomandime, ose rezolutë, për hapa konkretë, për të siguruar një zgjidhje afatgjate./Express