Kryeparlamentari Veseli në Kaçanik: Kemi me sigurue kushte për investime (Video)

17.10.2016 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kryeparlamentari Veseli në Kaçanik: Kemi me sigurue kushte për investime (Video)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi sot fabrikën KIVO në Kaçanik, e cila ban prodhimin e amballazheve fleksibile plastike.

Gjatë vizitës, kryetari Veseli u njoh me ambientet dhe me procesin e punës në këtë fabrikë.

Tue e cilësue këtë fabrikë si histori të jashtëzakonshme suksesi, kryeparlamentari Veseli u shpreh i entuziazmuem me punën dhe prodhimin që bahet në këtë fabrikë.

unnamed-5-768x512

Ai përgëzoi pronarët e saj vendorë për angazhimin dhe përkushtimin e tyne, të cilët kanë arritë të tërheqin investitorë nga Holanda, tue ndërtue sot, siç tha kryeparlamentari Veseli, nji nga projektet ma ambicioze, i cili tanë prodhimin e saj e plason në tregun e Bashkimit Europian, simbas standardeve europiane.

Veseli tha se kjo asht pikërisht çka i duhet sot Kosovës, ndërsa konfirmoi mbështetjen institucionale për projekte të kësaj natyre, të cilat hapin vende të reja pune dhe rrisin prodhimin vendor.

“Ligji për investime strategjike, i miratuem ditë ma parë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka mi hapë rrugë ardhjes së investitorëve të ri të huej në vendin tonë. Institucionet e Kosovës janë të përkushtueme që t’ua sigurojnë atyne tana kushtet e nevojshme për investim”, theksoi kryetari Veseli.

unnamed-6-768x512

Tue e falënderue kryeparlamentarin Veseli për vizitën, drejtori i fabrikës, Visar Ramajli, shpalosi projektin e ri për zgjanimin e kapaciteteve të fabrikës, i cili pritet me përfundue në Dhetor të këtij viti, ndërsa në funksionalizimi i plotë ka me u ba në Fror të vitit të ardhshëm.

Ramajli bani të ditun se në këtë fabrikë aktualisht janë të punësuem 83 punëtorë, ndërsa me zgjanimin e kapaciteteve, ky numër ka me u rritë edhe për 40 të tjerë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hernandez, fitues i zgjedhjeve të debatueshme në Honduras

Hernandez, fitues i zgjedhjeve të debatueshme në Honduras

Presidenti i Perusë pranon se ka marrë ryshfet

Presidenti i Perusë pranon se ka marrë ryshfet

Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth demarkacionit

Qeveria i kërkon BE-së fleksibilitet rreth demarkacionit

AAK: Në demokraci vendosin qytetarët, jo tavolinat politike të KQZ-së e Gjykatave

AAK: Në demokraci vendosin qytetarët, jo tavolinat politike të KQZ-së e Gjykatave

Kryesia mblidhet nesër, vendos për seancën ku Thaçi i adresohet deputetëve

Kryesia mblidhet nesër, vendos për seancën ku Thaçi i adresohet deputetëve

Kosova dhe BERZH-i nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë në vlerë 71 milionë euro

Kosova dhe BERZH-i nënshkruajnë marrëveshjen për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë në vlerë 71 milionë euro

Ministrja Reshitaj priti në takim Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë

Ministrja Reshitaj priti në takim Gabriele Wagner nga zyra e GIZ-it në Sarajevë

Daka për Istogun: Nuk kemi pasur asnjëherë kësi rezultati

Daka për Istogun: Nuk kemi pasur asnjëherë kësi rezultati

Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu, monument që mbrohej me ligj

Rrënohet shtëpia e familjes Myftiu, monument që mbrohej me ligj

Me 14 vota diferencë, Haki Rugova e fiton Istogun

Me 14 vota diferencë, Haki Rugova e fiton Istogun

Ukrainasit nxisin krizë shëndetësore për shkak të dyshimit ndaj vaksinave

Ukrainasit nxisin krizë shëndetësore për shkak të dyshimit ndaj vaksinave

AKP vazhdon me shitjen e aseteve, aprovon 24 milionë euro për kreditorët

AKP vazhdon me shitjen e aseteve, aprovon 24 milionë euro për kreditorët

Lladrovci takoi Ambasadorin Bimo në Vjenë

Lladrovci takoi Ambasadorin Bimo në Vjenë

Haziri bën homazhe para bustit të Esat Berishës në 73 –vjetorin e ekzekutimit pa gjyq

Haziri bën homazhe para bustit të Esat Berishës në 73 –vjetorin e ekzekutimit pa gjyq

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Rihapet gjykimi në rastin e të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi

Rihapet gjykimi në rastin e të akuzuarve për vrasjen e policit Shemsi Gashi