Kryen intervenime kirurgjike jashtë vendit, ndalohen në aeroport shkaku i pamjes (Foto)

E publikuar: 09/10/2017 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gratë që kishin kryer intervenime kirurgjike për të ndryshuar pamjen në Korenë e Jugut, janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë së aeroportit kur janë kthyer në Kinë.

Pamja e tyre ishte krejtësisht ndryshe dhe dallonte nga fotografia që kishin në pasaportë, duke ngjallur dyshime për identitetin e tyre, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet e tri grave që iu nënshtruan intervenimit kirurgjik

Megjithëse shihej që i janë nënshtruar operimit për përmirësime estetike, nuk kishin dokumentet e duhura për të treguar në cilat spitale kanë kryer intervenimet.

Trendi i operacioneve plastike në Kinë është dukuri në rritje, ndërsa po bëhen përpjekje që të ketë shënime të detajuara, për njerëzit që kanë bërë këto ndërhyrje. /Telegrafi/